Albanian

Historia më e madhe

Historia më e madhe Kjo është historia më e madhe, që është treguar ndonjëherë. Është një histori dashurie dhe tragjedie, e gjitha e mbështjellë në një. Është historia jote, është historia ime dhe në të njejtën kohë është dhe historia e Perëndisë. Nga dashuria, Perëndia tashmë ka bërë shumë për Ty. Bibla na prezanton një raport realiteti fantastik. Na tregon një Perëndi të dashur, që krijoi gjithçka në universin e pafund deri tek milingona e vogël. Ai gjithashtu, më krijoi mua dhe ty. Kur kjo histori fi lloi, nuk kishte luftëra; nuk kishte padrejtësi; nuk kishte sëmundje dhe mëkat. Njeriu jetonte në parajsë të vërtet, në harmoni me Krijuesin e vet. Perëndia krijoi njeriun për të pasur një marrëdhënie personale me Të. "Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë."
Titelbild Traktat Albanisch
Herz - Punkt 1
Idyllische Flusslandschaft
Getrenntzeichen - Punkt 2
Russe
Kreuz - Punkt 3
Jesus Statue
Liebe
Fragezeichen - Punkt 4
Grafik Gebet
TheFour

Zanafi lla 1:31a

 

Tragjedia godet

Drama më e madhe në historinë e njerëzimit ndodhi pikërisht në fi llim. Qeniet njerëzore zgjodhën të ndajnë veten nga Krijuesi i tyre i dashur dhe të shkojnë në rrugën e tyre.

Ne mund të shohim pasojat e atij vendimi në botën që na rrethon sot; në vend që të jetojmë në paqe dhe harmoni me njëri-tjetrin, ne turbullohemi nga urrejtja, xhelozia, sëmundjet dhe lufta.

Më e frikshmja e këtyre tragjedive është ndarja e përjetshme nga Perëndia. Që nga ajo kohë kemi kërkuar për lumturi dhe paqe të brendshme. Shumë njerëz kanë pasur ëndrra të mëdha e pritshmëri të larta, por vetëm t’i shohin ato ëndrra vetëm në formën e një fl luske?! Sa herë që lumturinë synojmë ta arrijmë përmes parasë, suksesit, pranueshmërisë, shpesh herë nuk na mbetet gjë përveç boshllëkut. Lirinë dhe lumturinë e vërtetë mund ta gjejmë vetëm duke patur një marrëdhënie personale me Perëndinë.

"Nuk ka asnjë të drejtë, as edhe një. Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë."
Romakëve 3:10 & 23

 

Historia më e madhe e dashurisë

Perëndia e ka kryer veprën më të madhe të dashurisë që njerëzimi ka parë ndonjëherë. 2000 vjet më parë, Jezusi erdhi në këtë botë. Çdo gjë e Tij ishte e jashtëzakonshme: lindja e Tij, jeta e Tij, vdekja e Tij dhe ringjallja e Tij. Ai ishte i vetmi person që jetoi një jetë të përkryer.

Ti nuk mund të arrish të jetosh asnjëherë sipas standardeve të Perëndisë! Perëndia është i shenjtë dhe nuk mund të toleroj mëkatin. Pra ja ku është edhe mundësia jote: Jezusi vdiq në kryq për ty, që ti të jesh i falur për gjithçka. Në mënyrë që të kesh paqe me Perëndinë dhe jetë të përjetshme.

Kjo është historia më e madhe e dashurisë e të gjitha kohërave. Është themeli i planit të Perëndisë për të të shpëtuar Ty. Vendose jetën tënde në duart e Perëndisë dhe do të kuptosh arsyen pse je këtu në tokë dhe se ku je duke shkuar!

"Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në Të, të moshumbasë, por të ketë jetë të përjetshme."
Gjoni 3 :16



Njihu me Perëndinë

Jezusi erdhi të restaurojë lidhjet e këputura midis Perëndisë dhe njerëzimit. Jezusi të do ty me një dashuri të pafundme; Ai dha gjithçka kishte për ty.

Ai mori mbi vete dënimin e mëkatit tënd që të mbante ty të ndarë nga Perëndia. Por ky nuk ishte fundi i historisë. Në ditën e tretë, Perëndia e ringjalli Birin e Tij nga vdekja.

Perëndia të njeh ty! Plani i Tij për ty është më i miri që ekziston. Jezusi tashmë është këtu. Ai është duke pritur që ti të marrësh vendimin më të rëndësishëm të jetës tënde.

Çfarë do të vendosësh ti?

"Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje."
Gjoni 14:6

 

Është vendimi Yt

Si do të mbaroj “Historia më e madhe e thënë ndonjëherë“ për ty? Zgjedhja është e jotja: A do të mbaroj jeta jote në një tragjedi të përjetshme apo në një jetë të përjetshme me Perëndinë?

Jezusi dëshiron të jetë pjesë e jetës tënde, të falë mëkatet e tua dhe të të japë jetë të përjetshme. Nëpërmjet Jezusit mund të kesh një marrëdhënie personale me Perëndinë.

Nëse ti do që ta ndjekësh Atë, vendose jetën tënde në duart e Tij. Nëse do të vendosësh jetën tënde në rregull me Perëndinë, lutu tani:

 

"Jezus, unë besoj që Ti je Biri i Perëndisë. Unë besoj se Ti vdiqe për mëkatet e mia. Të lutem më fal dhe eja në zemrën time. Unë besoj që Ti u ringjalle nga të vdekurit dhe tani je këtu me mua. Eja dhe bëhu Zot dhe Shpëtimtar i jetës sime. Unë dua të të ndjek Ty! Amen!"

 

 

Këto janë bazat e rëndësishme të jetës së krishterë:

1. Lutja - Fol me Perëndinë dhe ndërto një marrëdhënie personale me Jezusin!

2. Bibla - Lexo Fjalën e Perëndisë që të mësosh më shumë për Perëndinë dhe rrugën e Tij!

3. Kisha - Tako dhe ndërto miqësi me besimtarë të tjerë!

 

 

Më shumë informacion në lidhje me besimin e krishterë:

UnedheZoti.net




Datum: 25.05.2016

Verwandte News
Werbung
Werbung
Livenet Service